Adrian Gurma publikon fotot nga Ksamili: Pusho shqip

Prej disa javësh fundjavat kane qenë të mbushura plot me turistë në Sarandë dhe Ksamil.

Plazhet e mrekullueshme që të ofron ky vend, ka bërë që si çdo vit, ashtu dhe këtë sezon turistik, Saranda dhe Ksamili të jenë vendet e preferuara nga ana e turistëve shqiptar dhe të huaj për të pushuar.

Gjatë ditëve të fundit, edhe gjatë ditëve të javës numri i pushuesve është shtuar.

Kjo vihet re nga fotot që kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka publikuar nga plazhi i Ksamilit.

Gurma ka qenë një promovues kryesorë në media dhe rrjete sociale, duke i ftuar pushuesit shqiptar, Kosovar dhe të huaj që të zgjedhin Sarandën si vendin e duhur për të kaluar pushimet verore.

Bashkia këtë vit ka caktuar dhe plazhe publike, ndërsa është vendosur në zbatim marrëveshja me operatorët turistik, ku ketë vit çmimet do të jenë 20% më lirë se vitet e shkuara. /Sarandanews.com/