Rama: Nis faza përmbyllëse e furnizimit 24 orë me ujë, në Gjirokastër!
Kryeministri Edi Rama, në profilin e tij Facebook, ka ndarë pamje nga punimet për furnizimit me ujë 24 orë të qytetit të Gjirokastrës.
Rama ndodhet në Gjirokastër me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deputeten e zonës, Mirela Kumbaro dhe kreun e Bashkisë, Flamur Golemi.
Në postim Rama shkruan se, ka nisur faza përmbyllëse që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e qendrës historike.
“Gjirokastër – Pasi përfundoi faza e parë e investimit për ujin e pijshëm që mbulon afro 65% të bashkisë, sapo ka nisur edhe faza përmbyllëse që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e qendrës historike.
Projekti parashikon edhe rindërtimin e sistemit të kanalizimeve, duke garantuar eliminimin e humbjeve dhe abuzimeve shumëvjeçare në rrjetin kryesor”, shkruan Rama.
????Gjirokastër – Pasi përfundoi faza e parë e investimit për ujin e pijshëm që mbulon afro 65% të bashkisë, sapo ka nisur edhe faza përmbyllëse që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e qendrës historike????Projekti parashikon edhe rindërtimin e sistemit të kanalizimeve, duke garantuar eliminimin e humbjeve dhe abuzimeve shumëvjeçare në rrjetin kryesor????#ShqipëriaQëDuam????????☀️#GJIROKASTRAqëDUAM❤️
Posted by Edi Rama on Monday, July 13, 2020