“Kontribut për promovimin e turizmit”, Ruzhdi Kurtishaj nderohet me mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Sarandës

Kreu i shoqatës së operatorëve turistik në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, është nderuar nga bashkia e Sarandës më titullin e Mirënjohjes për kontributin që ka dhënë në aktivitetet turistike në këtë qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurtishaj ka falenderuar kryebashkiakun Adrian Gurma.

“Sot Bashkia e Sarandës më nderojë me mirënjohje për kontributin e dhënë dhe aktivitetet turistike në Sarandë!

I deruar Kryetar i Bashkisë z. Adrian Gurma, ju falenderojë nga zemra Ju dhe qytetarët e Sarandës për këtë vlerësim!”, shkruan Kurtishaj. /Sarandanews.com/