Ministrja e Financave takim me pensionistët në Sarandë: Bashkëbisedim për paketën e rezistencës sociale të dytë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me deputetët Niko Kuri, Anila Denaj si dhe me kryebashkiakun Adrian Gurma kanë zhvilluar një takim në Sarandë me pensionistët për të diskutuar rreth paketës së dytë të rezistencës sociale.

Të pranishmit u premtuan pensionistëve se vëmendja e qeverisë nuk do të mungojë për çdo kënd që ka nevojë në përballimin e kësaj situate të pazakontë që po përjetojmë.

POSTIMI I ANILA DENAJ.

Sarandë

PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE 2

Me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kolegun Niko Kuri, si dhe Kryetarin e Bashkisë Adrian Gurma zhvilluam një bashkëbisedim me moshën e tretë , të cilët janë përfitues të drejtëpërdrejtë të mbështetjes që po ofrojmë përmes kësaj pakete.

Vëmendja e qeverisë nuk do të mungojë për çdo kënd që ka nevojë në përballimin e kësaj situate të pazakontë që po përjetojmë.

Paketa parashikon indeksim në masë 6% të gjitha pensioneve, me efekt financiar nga buxheti i shtetit në 2 miliardë lekë për periudhën Shtator -Dhjetor 2022, për 674 mijë përfitues.