Gati për të shpërndarë drogë në Dhërmi dhe Ksamil, dy të arrestuar (EMRAT)

Dy persona të cilët dyshohet se do të shpërndanin drogë në plazhet e Dhërmiut dhe Ksamilit, janë vënë në prangat e policisë.

Gjatë kësaj të premteje u vu në pranga Eduard Pira, 30 vjeç, banues në Lushnjë. I riu u kap në dhomën e tij të pushimit në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 16 doza lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, të cilat dyshohet se do i shpërndante.

I arrestuari i dytë është Dorjan Kaçanolli, 37 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Prangosja e tij u bë pasi ditën e djeshme është kapur në rrugën e Ksamilit dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën dy doza kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.