Ksamil, së shpejti nis rikonstruksioni i rrugës “Ismail Qemali”

Prej vitesh ku është në një gjëndje të rënduar, ka ardhur drita jeshile për rikonstruksionin e rrugës “Ismail Qemali” në Ksamil.

Për të parë nga afër gjëndjen dhe për të kryer një bisedë rreth problematikave të banorëve, ka qenë vet kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.

“Ishim në rrugën “Ismail Qemali” në Ksamil,ku së shpejti do të fillojë investimi për sistemimin dhe asfaltimin e saj.

Takuam banorë të lagjes e biseduam me ta edhe për problematikat dhe shqetesime të përditshmërisë,si dhe për adresimin duhur në  zgjidhjen e tyre”, shkruan Adrian Gurma.