VIDEO/ Provimet e maturës, Majlinda Qilimi uron nxënësit e Delvinës

Ditën e nesërme maturantët do të zhvillojnë provimin e parë të maturës, që do të jetë në lëndën e anglishtes.

Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, u ka uruar nxënësve të qytetit të saj në provimin e tyre, teksa ka publikuar dhe pamjet nga gjimnazi “Sulajman Delvina” ku janë marrë të gjitha masat.

“Te dashur maturantë , ju nesër do te nisni sezonin e provimeve për të finalizuar punën tuaj pergjatë 12 -viteve të shkollimit .

Tashmë jeni shumë pranë realizimit te ëndrrës suaj ,për të ndjekur profesionin e dëshiruar.

Jam e sigurt se do t’ia dilni dhe besoj fort te suksesi juaj ,sepse kam parë nga afer punën përpjeket dhe inteligjencën tuaj ,mbeshtetjen e prindërve tuaj si dhe përkushtimin e stafit mësimor në gjimnazin “Sulejman Delvina ”

Ky sezon vjen me risi ,sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti juaj dhe i gjithe shoqërise ,ndaj duke ju uruar me zemer te dilni faqebardhë në provime ,do t’ju lutesha të zbatonit me perpikeri rregullat e protokollit kundër COVID -19 .
Suksese dhe vetem suksese !
Krenare per ju !”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/

Të dashur maturantë, ju nesër do të nisni sezonin e provimeve për të finalizuar punën tuaj pergjatë 12 -viteve të…

Posted by Majlinda Qilimi on Sunday, June 7, 2020