Mjeku Niko Kuri prezantohet para mbështetësve në Finiq

Mjeku Niko Kuri është prezantuar këtë të diel në Finiq.

Një zonë që mjeku Kuri e njeh mjaft mirë, pasi ka një mbështetje të madhe nga minoriteti.

“Në Finiq ku kandidatura e mjekut Niko Kuri është padiskutim ajo që ka gjetur mbështetjen më të gjërë të mundshme, përtej flamujve dhe logove të partive.

Niko, jo vetëm që do të përfaqësojë denjësisht Finiqin, Konispolin dhe Sarandën në Parlamentin e ardhshëm por do të vazhdojë ti kushtojë vëmendjen e tij edhe komunitetit si mjek i dashur dhe vlerësuar nga të gjithë”, shkruan drejtuesi i qarkut Vlorë Damian Gjiknuri. /Sarandanews.com/