VIDEO/ Digjet një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet tip “BMW” është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-shkolla e Marinës.

Policia bën të ditur se automjeti me targë AA372ZR është në pronësi të shtetases me inicialet B.B., i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.