Takimi në Finiq, Hariz Mema sulmon Sandër Lleshajn: Policia e pa aftë, banorët të marrin në dorë fatin e tyre
Kryedemokrati i PD-së së Sarandës, Hariz Mema, ka reaguar pas takimit që Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë në Sarandë dhe Finiq.
Mema e ka cilësuar Policinë e shtetit si të pa aftë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin fatin e tyre në dorë.
“Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ne viziten e tij ne Sarande dhe Finiq pervec te tjerave theksoi dhe pohoi me fjalet e tij se policia eshte e centralizuar dhe eshte larte, ne nivel baze ose terreni nuk eshte e mjaftueshme, pra ne menyre te terthorte e tha qarte se jane te pa fuqishem t’i bejne balle vjedhjeve e grabitjeve ne Finiq, problem te cilin e kerkoi komuniteti qe te zgjidhet.
Me tej ministri ne vend te reagonte menjehere nepermjet fuqise se tij qe ia jep ligji, duke marre masa shtese me fuqi te menjehershme per te luftuar kete fenomen qe eshte bere gangrene ne komunitetit e Finiqit e Sarandes gjithashtu, vijoi me “filozofira” e “zgjidhje” afat gjata. Propozimi i tij ishte qe te aplikojne ne akademine e policise vajza dhe djeme nga Finiqi me qellim qe me pas t’i sjellin ne baze, pra ne kete bashki per t’i punesuar.
Po pse more zoti minister e kerkoni gjilperen ne kashte?! – njerezit kerkojne ndihme nga shteti qe i paguajne taksa tani, jo per disa vjet dhe ne mendje.
Zoteri politikat bej, por zgjidhjen jepe menjehere. Zgjidhjen nga te rinjte e kerkon, te cilet do duan disa vjet per tu hedhur ne pune e terren? – cudi! Per te ardhur keq per nje minister qe mendon keshtu.
Vjedhjet, grabitjet e krimet kerkojne zgjidhje te menjehershme, jo fjale boshe e “filozofira”.
Policia e shtetit paguhet nga taksat e qytetareve per te parandaluar krime, per te mbrojtur interesat dhe jeten e qytetareve.
Beni punen dhe zbatoni ligjin menjehere!”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/