Sarandë, shoqërohen 3 persona të dyshuar për vjedhjen e 200 milionëve në supermarket

Policia e Sarandes ne nje aksion te befasishem ka shoqeruar sot ne Komisariatin e Policise tre persona, te dyshuar si autore te vjedhjes se 200 milione lekeve ne nje supermarket ne Sarande ne te gdhire te 11 dhjetorit.

Policia eshte ende duke marre ne pyetje te dyshuarit, por mesohet se ne bashkepunim me prokurorine jane siguruar prova te mjaftueshme per venien e tyre para pergjegjesise penale.

Edhe pse hajdutet kane marre DVR kryesore te kamerave te subjektit, mesohet se ata nuk kishin arritur te merrnin nje tjeter server te fshehur te dy kamerave.

Pikerisht ne keto pamje te sekuestruara mesohet se dallohen 3 te rinj te veshur me kostume sportive me kapuc, me maske COVID qe transportojne disa canta ku dyshohet se jane parate e marra nga kasaforta.

Ne nje filim tjeter dallohet njeri prej te rinjve qe hidhet nga kati i dyte i godines, midis disa carcafeve te nderrura. Detaje te tjera nga operacioni pritet te zbulohen ne oret ne vijim.