Ish kandidati i PD, Kreshnik Bozho ndan fotot nga fushata e vitit 2015

Ish kandidati i PD për bashkinë e Sarandës, Kreshnik Bozho, prej disa ditësh po publikon në rrjetin e tij social foto nga fushata e tij në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Gjatë ditës së sotme, Bozho ka shpërndarë një foto nga një takim në Ksamil.

“Si sot 5 vjet me pare, me 8 Qershor 2015 ????????”, shkruan Bozho në foton e publikuar.

Kujtojmë që Bozho në zgjedhjet e vitit 2015 kandidoi përballë kandidates së PS-së Florjana Koka.

Kjo e fundit fitoi me një rezultat të ngushtë përballë ish kandidatit demokrat. /Sarandanews.com/