Gati spitali COVID-3, Rama: Nëse do ketë një valë të dytë, jemi të përgatitur

Kryeministri Edi Rama së bashku me  ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin sot të pranishëm në inaugurimin e spitalit COVID 3.

Gjatë inagurimit Rama u shpreh se vendi është i përgatitur edhe për përballimin e një vale të dytë të virusit vdekjeprurës, nëse do të ndodhë, por u bëri apel qytetarëve për kujdes.

Gjithashtu Rama tha se me përballiin me sukses të situatës mjekët morën hak, pas vitesh akuza e përbaltje.

“Insistuam në ndjekjen me rigorozitet të planit që kishim bërë, duke dëgjuar komitetin e ekspertëve dhe përderisa nuk u përsëritën shfaqjet e rënda dhe të fora emocionalisht që u paraqitën në vend e tjera, do të marrin terren shqetësimet për ekonominë. 

U bë e lehtë se bëmë këto, ndryshe do kishim situatë tjetër. Uroj që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuar a që janë bërë në këtë periudhë. Janë vende edhe me sistem më të fuqishëm se ne që nuk e kuptuan nga erdhi si erdhi. Rreziku është i madh, unë uroj mos të ketë valë tjetër.

Nëse njerëzit nuk do të jenë vetë ata të ndërgjegjshëm që nuk duhet të sillen si normalisht, mund të ndodhi që numrat jo vetëm të rriten por të shoqërohen edhe me ato që nuk e patëm herën e parë. Ky spital është përgjigjja e duhur për të qenë gati në mënyrë që kur të vijë prapë, po ne do të përgjigjemi. Unë shoh se ça bëjnë të tjerët.

Ne kemi një kufi komplet fluid me Malin e Zi e Kosovën dhe të tjerët nuk janë hapur akoma dhe sherri ka filluar në BER për Italinë e Spanjën, t’i lemë mos t’i lemë. Për turizmin nuk di njeri, kam folur dhe nuk të thotë njeri, kështu që ne e hapëm, është i domosdoshëm për ekonomin e psikologjinë, por edhe shuëm i rrezikshëm. 

Mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen papritur, mund të ndodhi vala tjetër, por ne do të jemi gati. Ju mjekët keni marrë hak për grushtet e baltat, se ishit bërë si me sulmet politike, jo marrin lekë, jo na lenë të vdesim, dhe ju me këtë keni marrë hak, kjo është gjëja më e bukur”, tha Rama.