EMRI/ 7 drejtorë në 9 muaj, emërohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës

Jurgen Pilkati është kreu i ri i komanduar në Kadastrën e Vlores.

Ai do të prezantohet sot në orën 15:00. Ndërkaq Viola Hima e cila ishte drejtore e komanduar deri më sot, tanimë do të vijojë të mbajë postin e zv/ drejtorit.

Gjatë kësaj periudhe asaj iu deleguan kompetencat për mos të mos u bllokuar puna në institucion.

Kujtojmë se në Kadastrën e Vlorës, gjatë 9 muajve të fundit, ky është drejtori i shtatë që ikën e vjen.