Sarandioti legjendar i Top Albania Radio-s, Dj Vini: Si nisa punë në radion e famshme

Ai është një nga sarandioët legjendarë të Top Albanias, Dj Vini, pasi është ndër më jetëgjatët në pultin e transmetimit të atyshëm.

Në 24-vjetorin e radios së famshme prej nga startoi Top Media, një vend i veçantë i është lënë pikërisht këtij personazhi.

Në faqen e Top Albanias është publikuar një rrëfim i shkurtër i tij me impresionet e fillimit:

Dj Vini është një nga Dj më të vjetër të Top Albania Radios që edhe sot e kësaj dite ai e bën me shumë pasion punën e tij. Këtë 24-vjetor të TAR, Vini ka kujtuar momentin e parë kur erdhi në kontakt me radion më të dashur për shqiptarët dhe emocionet e para të punës.

Bëhet fjalë për vitin 1998, për një vit e gjysmë jam futur në punë. Emrin e kishte të madh që atëherë. Dërgova një e-mail, shpresat i kisha shumë të pakta. Më kthyen përgjigje pa shenja pikësimi, kështu si shpejt. Më thanë hajde tako Bojkenin. Kisha shumë pak shpresa dhe aty gënjeva, i thashë kam punuar si Dj në Greqi. Kam punuar shumë që të jem kështu si jam.

Cili është një nga momentet më gazmore që Dj Vini mban mend kur punonte me Palomën?

Unë kam qenë dhe jam shumë kërkues në punë. Por përpiqem të ruaj dhe balancat mes kolegëve. Paloma ka ardhur e re kur unë kisha dy vite në Top Albania Radio. Kur erdhi Paloma qëlluam që punuam bashkë, për fat të mirë.

Unë kisha shumë kërkesa për të, ajo hynte nga shkallët dhe një herë në muaj kjo ulej te shkallët dhe qante.

Kur kalonin njerëz kjo e ngrinte zërin dhe njerëzit e pyesnin çfarë ke? Paloma thoshte më bërtiti Dj Vini. E merrte vesh gjithë Top-i që Paloma nuk kishte punuar mirë.