DETAJET/ Vlora rikthehet në hartën Covid, infektohet bojaxhiu që punonte në Himarë

Vlora është futur sërish në hartën Covid, pas shumë javësh.

Abc News raporton se rasti i ri është një një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë.

Ndër të tjera mësohet se i infektuari fatmirësisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Dyshohet se i prekuri ka pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë, ku dyshohet të ketë marrë virusin. Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua rekord me numrin e të prekurve në vend.

Gjatë 24 orëve u konfirmuan 44 të infektuar me koronavirus.