Saranda dhe Delvina vijojnë pa raste: 144 infektime të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 4 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, mes tyre edhe një mjek nga Skrapari.

Ndërkohë, rastet e reja janë 144.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 144

Të shëruar ne 24 orë             150

Humbje jete në 24 orë           4

Testime ditore                        912

Testime totale               93021

Raste pozitive              14,410

Raste të shëruara           8,825

Raste Aktive                  5,185

Humbje jete                      400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2695

Durrës       555

Shkodër    398

Lezhë        262

Korçë         242

Elbasan      236

Fier            225

Vlorë          184

Kukës        132

Berat           114

Dibër          80

Gjirokastër   62