Kuti me pajisje mjekësore i dhurohen Spitalit të Sarandës, Hyseni: Mbështetje maksimale për mjekët dhe infermierët

60 kuti me pajisje mjekësore iu dorëzuan sot Spitalit rajonal të Sarandës për të garantuar kushtet maksimale për mjekë e infermierë, që në këtë periudhë janë fronti i parë, në përballje direkte me Covid 19.

Kjo ndihmë për spitalin e Sarandës ka ardhur fal mbështetjes së miqve zviceran të Swiss Foundation for Innovation.

Deputeti i Sarandës Alket Hyseni dhe kryebashkiaku Adrian Gurma dorëzuan pranë personelit të spitalit pajisjet mjekësore.

“Me mbështetje të miqve zviceran të Swiss Foundation for Innovation, dorëzuam sot në Spitalin? e Sarandës mbi 60 kuti me pajisje mjekësore, veshje dhe mbulesa kirurgjikale, garza, fasho etj.

Ky spital, në përmasat, volumet e punës dhe funksionet është tashmë një institucion rajonal i kompletuar me staf të mrekullueshëm dhe paisje moderne, duke i shërbyer 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.

Do të jemi përherë në krahë të mjekëve?‍⚕️ dhe infermierëve?‍⚕️ të palodhur, heronjve tanë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë? dhe në mbojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve??”, shprehet Alket Hyseni. /Sarandanews.com/