VIDEO/ Kënga kushtuar mjeshtrit të Iso-Polifonisë Xhevat Avdallit, me rastin e 110 vjetorit të tij të lindjes
Bashkia Gjirokastër ka mbështetur projektin për realizimin e një kënge polifonike për mjeshtrin Xhevat Avdalli, me rastin e 110 vjetorit të tij të lindjes.
Klipi i këngës së realizuar nga Arjan Shehu dhe Grupi “Ergjëria”, i cili është publikuar në Facebook nga kryebashkiaku Flamur Golemi, i cili është gjithashtu pjesë e klipit.
Postimi i Flamur Golemit.
Mbase një këngë është shumë pak për të kujtuar e vlerësuar mjeshtrin e madh të këngës polifonike gjirokastrite, por mbetet një kujtim i bukur në 110 vjetorin e lindjes së tij.
Xhevat Avdalli pa bërë ende 18 vjeç nisi rrugëtimin me grupin e parë polifonik dhe i dedikoi gjithë jetën këngës së bukur labe.
Aq sa, shpesh herë ngrihet pyetja: Fitoi Xhevati nga kënga, apo kënga nga Xhevati?! Kënga polifonike dhe Xhevat Avdalli identifikojnë njëri-tjetrin.
Ky realizim përkon me dy ngjarje të rëndësishme; 15 vjetori i përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO dhe 10 vjetori i shpalljes së Iso-Polifonisë si vlerë e trashëgimisë botërore.
E pranova me kënaqësi ftesën e Arjan Shehut dhe grupit “Ergjëria” për të qenë pjesë e klipit të kësaj kënge, edhe pse kontributi im është fare modest në aspektin vokal e artistik.
Sado të tentoj të këndoj, s’mund të jem kurrë në lartësinë e mjeshtrave tanë të këngës polifonike gjirokastrite.
Mirënjohje në jetë të jetëve Xhevat Avdallit, korifeut që ngre lart emrin e Gjirokastrës dhe vlerat e Iso-Polifonisë.
Për 110 vjetorin e Xhevat Avdallit, korifeut që ngre lart emrin e Gjirokastrës dhe vlerat e Iso-Polifonisë
Posted by Sarandanews.com on Wednesday, May 6, 2020