FOTO/ Vijon me ritme të larta puna për rikonstruksionin e rrugës Borsh-Kala e Borshit

Puna për rikonstruksionin e rrugës Borsh-Kala e Borshit vijon me ritme të larta.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpërndarë ditën e sotme foto nga punimet që po kryhen në këtë segment rrugor.

“Nga punimet për rikonstruksionin e rrugës Borsh-Kala e Borshit.

Pas plazhit, horizonti nga kalaja 500 m mbi nivelin e detit ofron pamje unike”, shkruan Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /Sarandanews.com/