Shkrimtari shqiptar i pakënaqur me sarandjotët: Pagova 15 mijë lekë për tri qofte kur isha me pushime

Emisioni “Opinion” në Tv Klan trajtoi mbrëmjen e sotme turizmin që pritet të kemi gjatë këtij sezoni kur jemi ende në kohë pandemie.

Shkrimtari Albatros Rexhaj tregoi një eksperiencë personale që i kishte ndodhur në fshatin Shën Vasil të Sarandës.

Ai tha se verën e shkuar pagoi 15 mijë lekë të vjetra për tri qofte që kishte konsumuar.

Sipas tij ky abuzim ndodhi sepse u vërejt nga restoranti që automjetin e kishte me targa të Kosovës.

Rexhaj tha se nuk reagoi pasi është person publik dhe s’donte ta bënte të madhe këtë cështje, por pranoi që kjo i kishte lënë një shije shumë të keqe dhe se nuk donte të përsëritej më.