Takimet për projekt-buxhetin 2022 nisin me Ksamilin dhe kryetarët e fshatrave

Ende pa u mbyllur sezoni turistik, ka nisur puna dhe kontaktet për përgatitjen e vitit 2022. Me këtë fokus dhe në nisje të një komunikimi të gjerë në të gjithë territorin e Bashkisë, me operatorë turistikë, me grupe interesi e me banorë në çdo qendër ta banuar, Kryetari Adrian Gurma është takuar në zyrën e vet me administratoren e Ksamilit dhe me kryetarët e fshatrave Çukë, Gjashtë, Metoq e Shelegar.

Ata bënë diferencën me më parë, në punët e kryera gjatë dy viteve të fundit, me impakt të dukshëm e të vlerësuar edhe nga komunitetet e tyre. Ndërkohë,
drejtuesja e NJ.A Ksamil dhe kryetarët e fshatrave bënë prezent diaa nga shqetësimet dhe problematikat e çdo zone, dhe sugjeruan mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Kryebashkiaku Gurma dhe stafi i tij i pranishëm në këtë komunikim, mbajtën shënim çdo sugjerim e kërkesë, të lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, me azhornimin e tokave, me përmirësimin e ndriçimit publik etj., për t’i adresuar ato në drejtoritë respektive.

Kreu i Bashkisë Gurma tha se ky takim do të shoqërohet në vijim me prekjen e problematikave në terren dhe me listimin e prioriteteve, që ato të perfshihen në buxhetin e vitit 2022.