Saranda ofron për turistët 20% ulje të çmimeve
Ne kohën kur pandemia globale ka paralizuar shume sektorë mes te cilëve edhe turizmin, operatoret turistike ne Sarandë kanë gjetur një mënyrë për të thithur pushuesit vendas.
Shumë kanë bërë të ditur zbritjen deri në 20% të çmimeve si dhe në restorante do të ofrohen menut e preferuara më së shumti nga turistët shqiptar. Këtë e ka pohuar për Ora News, Arben Çipa kreu i operatorëve në Sarandë
Çipa: I bëj apel shqiptarëve të Kosovë, qoftë edhe komshinjve tanë maqedonas, të preferojnë Shqipërinë dhe të fokusohemi tek Saranda. Ne kemi marrë një vendim që hotelet të ofrojnë 20% ulje të çmimeve.
Çipa thotë prenotimet janë anuluar dhe persa kohë kufijtë të jenë të mbyllur turizmi do të vazhdoj të jetë në kolaps.
Çipa: Nuk kemi një datë kur do të hapen kufijtë, kemi disa detyrime që lindin në rast se do të punojmë edhe me tregun vendas.
Për hotelet që kanë investuar dhe 2020-tën e kishin vitin e parë të punës situata është më e ndërlikuar.
Saranda është një nga qytetet që punësimin e ka të drejtuar nga industria e turizmit, mbyllja e kufijve pritet të rris numrin e të papunëve dhe falimentin e bizneseve në qytet.