Greqia zyrtarisht del nga karantina, qytetarët lëvizin lirshëm

Greqia këtë të hënë ka dalë nga karantina duke hequr masat kufizuese të vendosura në kuadër të mbrojtjes së përhajes së koronavirusit.

Qevrisu greke ka vendosur që tashmë qytetarët mund të dalin lirisht pa orar dhe leje, bashkë me automjete por me protokolle sigurie, ndërkohë janë hapur dhe disa biznese të vogla apo librari, parukeri etj.

Ndërkohë po sot është shënuar viktima e 145-të nga COVID-19, një 88- vjeçar në spitalin Attiko të Athinës.

Deri më tani në Greqi numri i të infektuarve nga koronavirusi është 2 626 persona.