Plazhi në kohë pandemie, Klosi: Përfitimi i parcelave për shezlong, përmes e-Albania
Nga 1-15 qershori, strukturat hoteliere apo restorantet buzë detit me më shumë se 20 tavolina mund të aplikojnë për të përfituar parcelat për të vendosur shezlong. Kontratat nuk do të jenë 5-vjeçare, por të vlefshme deri në nëntor.
Në javën e parë të qershorit, vetëm klientët e hoteleve mund të përfitojnë nga plazhi, i cili
më pas do të jetë i hapur për të gjithë.
Sqarimet, ministri i Turizmit i dha në Vlorë. Kryebashkiakut të këtij qyteti i kishin ardhur ndërkaq ankesat e para, ndaj kishte një thirrje për të gjithë ata që merren me biznesin e turizmit në zonën e tij.
“Çmimet dhe cilësia e produktit të ofruar të mos kenë ndryshime nga një e shtunë në tjetrën”, tha Leli.