“Nuk u vjen asgjë e keqe nga meraku im”, Rama: Shifrat e COVID-19 u rritën nga protesta, po luhet me zjarrin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka thënë se vendi mund të kthehet sërish tek masat ekstreme nëse rriten numrat.

“Ky është  komunikimi i fundit ekskluzivisht për armikun e padukshëm. Ai nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur plotësisht.

Numrat në Tiranë nuk po flasin për mirë, pamjet me turma të partive në Tiranë, po vazhdojnë dhe përtej të tretave të karaktinës për Teatrin Kombëtar. Ata që po mbledhin firma janë pseudoaktorë dhe vegla politike.

Po luhet me zjarrin. Bëni kujdes o njerëz, nuk u vjen asnjë gjë e keqe nga meraku dhe nga kujdesi im.

Do i kalojmë dhe nervozizmat. Me jetën nuk luhet, fajin ma lini mua, shani e shfryni sa të doni, rrezikun e virusit mos e përqeshni, është real dhe mund  edhe të vras.

Unë uroj që të mos detyrohemi që të mbyllemi dhe të mos turpërohemi. Jam shumë në merak dhe po përsëris, pasi mund të harrojmë për virusin që e kemi këtu mes nesh”, u shpreh Rama.