Banorët e tri fshatrave protestojnë në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë, akuzojnë kompaninë për dëmtim të kanaleve vaditëse

Banorët e fshatrave Zhulat, Taroninë e Fushëbardhë kanë protestuar sot tek kantieri i rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ata akuzojnë kompaninë që kryen punimet se iu ka dëmtuar kanalet vaditëse të tokave.

Banorët kërkojnë që dëmi të riparohet menjëherë dhe tokat e tyre të vaditen sërish me ujë.

Punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë kanë nisur prej dy vitesh, por janë ende shumë larg përfundimit.

Rruga konsiderohet një investim shumë i rëndësishëm për rajonin e jugut.