Gjirokastër, Golemi: Ja tarifat që nuk do të paguajë biznesi për shkak të krizës së Covid-19

Për shkak të krizës së Covid-19, Bashkia Gjirokastër ka rishikuar Paketën Fiskale të vitit 2020, duke bërë disa lehtësi për biznesin.

Kryebashkiaku Flamur Golemi përmes një deklarate i ka njoftuar përfitimet e biznesit në periudhën post-karantinë.

Deklarata e plotë

???? Ashtu siç pata thënë në ditët e para të karantinës kur biznesi uli qepenat, se do t’i propozoja Këshillit Bashkiak rishikimin e Paketës Fiskale, me vjen mirë që i miratuam këto ndryshime, të cilat besoj se janë një ndihmë e konsiderueshme për sipërmarrjen në këtë vit të vështirë. Për të qenë me konkret.

???? Bëjmë ZERO për periudhën mars-prill tarifat e:

Pastrimit✅

Ndriçimit✅

Infrastrukturës, arsimit, kulturës e sportit✅

Parkimit✅

➡️ Subjektet fizike e juridike, si dhe njësitë hoteliere duhet të vërtetojnë tek Zyra e Tatim-Taksave që nuk kanë patur aktivitet për këto dy muaj. Dikush mund të thotë se kjo dihet botërisht që kanë qenë mbyllur. Plotësisht dakord, por ka edhe subjekte që për specifika të caktuara kanë qenë hapur në këtë periudhë.

➡️ Subjektet që përdorin hapësirat publike për ushtrimin e aktivitetit, nuk do të paguajnë “Taksën për zënien e hapësirave publike” për periudhën janar-qershor 2020.

➡️ Subjektet që përdorin ambiente në administrim të bashkisë dhe që nuk kanë ushtruar aktivitet, përjashtohen nga pagesa e qirasë për muajt mars-prill.

➡️ Tregtarët ambulantë që ushtrojnë aktivitetin në tregun industrial nuk do të paguajnë qiranë për periudhën mars-prill.

➡️ Për të gjitha taksat dhe tarifat e tjera vendore, afati i pagesës së tyre do të shtyhet në datën 31 korrik 2020.

???? Që në momentet e para kur ju ulët qepenat dhe zbatuat me rigorozitet masat kufizuese, ju kam falënderuar publikisht dhe ju shpreh mirënjohjen sërish. Po prej atij momenti kam menduar dhe kemi punuar për të krijuar lehtësitë fiskale që Bashkia Gjirokastër mundet, në mënyrë që aktiviteti juaj të lehtësohet në periudhën post-karantinë.

???? E di që është e vështirë, por jam i bindur që ne do të mundemi ta kthejmë këtë krizë në një mundësi të re, në një moment për t’u ringritur sërish. Në çdo rast do të jem pro biznesit sepse ju jeni motori i vërtetë i zhvillimit të ekonomisë. Falënderoj gjithashtu këshilltarët që u bënë bashkë në ndryshimin e Paketës Fiskale.????