Gjirokastër/ Asnjë shkelje në 23 inspektimet e kryera ndaj subjekteve
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i degës Rajonale Gjirokastër ka kryer 23 inspektime, ndërsa nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.
ISHSH Gjirokastër bën të ditur se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar 12 subjekte të tregtimit të produkteve ushqimore, 1 farmaci, 1 zyrë pagesash, 3 tregtim produktesh jo ushqimore , 3 fasone dhe 3 fabrika prodhimi”.
“19 nga këto monitorime janë paraqitur në platformën Google form, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar të mbyllura (të cilat ishin në kuadër të taskforcës).
Në subjektet e hapura është konstatuar zbatimi i protokolleve përkatëse”, – tha ISHSH Gjirokastër.
Fokusi kryesor i ISHSH në këto ditë dhe në vijim do të jenë qoftë subjektet e reja që janë hapur, qoftë ato subjekte që janë të përcaktuara në protokollin e kuq si fasoneritë, call center-at, objektet që merren me prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, tregtimin e bukës, mishit dhe subjekte të tjera.