Tripletë e Mario Gurmës, Butrinti fiton në transfertë ndaj Skraparit

Butrinti ka vijuar serinë e fitoreve dhe në takimin e sotëm në transfertë kundër Skraparit.

Ekipi sarandiot fitoi me rezultatin 1-3, duke marrë një tjetër tre pikësh mjaft të rëndësishëm.

Njeriu i ndeshjes për Butrintin ishte bomberi Mario Gurma, i cili realizoi të tre golat e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Butrinti qëndron në vendin e dytë në renditje me 56 pikë, 1 më pak se Maliqi i vendit të parë. /Sarandanews.com/