Covid-19/ Rama: Do lehtësojmë masat, por ja meraku që kam

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet do të ketë lehtësime të tjera sa i përket kufizimieve përshkak të Covid-19. Më tej, ai thekson se mreaku i madh i tij mbetet sjellja individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për vete, familjen dhe shoqërinë.

Kryeministri nënvizoi se deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh.

Statusi i plotë:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit????

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË????????☀️