Fëmijët e shtëpisë “Vangjel Pulla” surprizojnë infermierët e Sarandës

Fëmijë e shtëpisë “Vangjel Pulla” kanë surprizuar sot infermierët e Sarandës në Ditën Ndërkombëtare të Infermirëve.

Së bashku me edukatoret e tyre ata u kanë çuar infermierëve ëmbëlsira.

“Banorët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” së bashku me edukatoret e tyre në ditën e infermierit zhvilluan aktivitete sociale,si dhe përgatitën ëmbëlsira të cilat i ua çuan ne vendin e punës infermiereve të qytetit tonë.

Faleminderit infermierëve dhe stafeve mjekësore kudo janë”, shkruan Gurma në postimin e tij. /Sarandanews.com/

Banorët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” së bashku me edukatoret e tyre në ditën e infermierit zhvilluan aktivitete…

Posted by Adrian Gurma on Tuesday, May 12, 2020