Kandidati Spiro Vaso: Në primaret e Sarandës pati parregullësi, por nuk i tregoj dot

Kandidati tjetër i primareve Spiro Vaso, ka reaguar në rrjetet sociale pas mbylljes së votimeve.

Vaso ka pranuar parregullistë që kanë ndodhur në këto votime, por ka zgjedhur të hesht duke mos i bërë publike.

POSTIMI I SPIRO VASOS

Te nderuar demokrate!

Faza e pare e procesit te primareve per zgjedhjen e kandidatit per Kryetar te Bashkise Sarande perfundoi. Kandidatura ime u votebesua nga 252 anetare e simpatizante te Partise Demokratike.

Mirenjohje e falenderim me perulje per te gjithe!

Procesi i primareve ishte nje risi per forcen tone politike, nje nisme e pashembullt e Kryetarit te PDSH, Sali Berisha per te forcuar demokracine e brendshme e nxjerre me te miret ne garen e zgjedhjeve lokale 2023.

Bashke me Ju mendoj se dhashe kontributin tim qe ky proces te finalizohej me sukses, duke ruajtur harmonine politike brenda nesh me qellim qe pas saj te dalim te gjithe bashke sepse edhe kundershtarin e kemi nje edhe te perbashket.

Natyrisht si cdo proces i ri, pati edhe probleme e natyrisht edhe une kam rezervat e mia, por ajo qe dua te ndaj me ju eshte bindja ime e thelle dhe vendosmeria e pamohueshme per te qene ne balle te fushates se ardhshme te Partise Demokratike sepse kontributet e mia dhe te familjes time jane te pamohueshme dhe nuk do te hidhen kurre poshte per asnje e per asgje.

Ju perqafoj te gjitheve,

Spiro Vaso