Mamografia e lëvizshme mbërrin në Sarandë, ekzaminim falas për gratë afër vendbanimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se pavarësisht situatës së vështirë së krijuar nga epidemia e shkaktuar si pasojë e COVID-19, në të gjithë vendin vijojnë të kryhen diagnostikime falas për kancerin e gjirit falë mamografive të lëvizshme.

Manastirliu ka bërë të ditur se qëndrimi i radhës ka qenë qyteti i Sarandës, ku gratë e kësaj zone kanë kryer ekzaminimin afër vendbanimit të tyre.

“Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga epidemia e shkaktuar si pasojë e COVID-19, mamografitë e lëvizshme po vijojnë rrugëtimin në të gjithë vendin për të kryer falas ekzaminimet për diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Qëndrimi i radhës është në Sarandë, ku gratë e kësaj zone po kryejnë ekzaminimet në kohë dhe afër vendbanimit, por duke respektuar rregullat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, shprehet Manastirliu.