Vlorë, thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor

10 persona jane ndeshkuar nga policia, pasi thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se keta persona do te qendrojne te izoluar per 14 ditë, nderkohe qe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e strukturave policore.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

“Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Durim, bashkë do ia dalim!”, thuhet në njoftimin e polcisë.