Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete pranë Urës së Kranesë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë Urës së Kranesë, rrugës për Sarandë.

2 automjete, 1 me targa greke dhe 1 me malazeze janë përplasur me njera- tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka të lenduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.