Vdes në banesën e tij në Sarandë një shtetas finlandez

Ndërron jete në banesën e tij në Sarandë nje shtetas finlandez 63-vjec, i quajtur Martti Juhani Leskinen.

Finlandezi jetonte në Sarandë prej shtatorit 2019 teksa mësohet se ka pësuar hemoragji cerebrale.

Ndërkohë spitali i Sarandës do e nisë Leskinenin për ekspertizë mjeko- ligjore në Tiranë.

Bashkëshortja e finlandezit kërkon që 63- vjeçari të varroset në Sarandë.