Rama: Ja kur do të hapet kufiri me Greqinë. Qarku Gjirokastër do të kenë më shumë liri për të lëvizur

Kryeministri Edi Rama ka dhene detaje nga telefonata qe pati me kryeministrin grek.

Gjithashtu shefi i qeverise beri me dije se kur do te hapet kufiri me Greqine.

Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. 

Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal.

E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në vijim tha se qeveria do të lehtësojë masat kufizuese sipas rajoneve dhe riskut që ato kanë për prekjen nga Covid-19.

Gjatë komunikimit në Facebook, Rama përmendi Gjirokastrën dhe Dibrën, si dy rajone që s’kanë asnjë të prekur nga koronavirusi.

Nuk ka arsye tha Kryeministri, që këto dy qarqe t’i nënshtrohen regjimit të masave shtrënguese që aplikohen në zona të tjera ku kemi vatra të Covid-19.

Kryeministri Edi Rama foli me emra konkretë qytetesh ku pritet një hapje më e madhe.

Ai solli si shembull bashkitë me risk të ulët ndërsa shtoi se harta e bashkive me risk të ulët do të bëhet publike javën tjetër.

Do të përdorim një taktikë, do të hapemi me kujdes, por jo kudo njëlloj. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit apo Eruopës, jemi në grupin e vendeve më të suksesshme, në dy parametrat kryesorë, te numri i të vdekurve në një milion banorë dhe numri i pacientëve në terapi në raport me të infektuarit. Masat kanë dhënë efekt, por falë qytetarëve, që në 99% keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve.

Po të shohim hartën, vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë, që do të thotë se po të hapemi kudo njëlloj rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut dhe rrezikojmë kthimin e të gjithëve mbrapa.

Për shembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim masash, por në Krujë asnjë lehtësim, apo në Tiranë dhe Durrës një lehtësim të moderuar.

Këto mund të variojnë në varësi të dinamikës së luftës dhe sjelljes së qytetarëve. Kjo qasje do të lehtësojnë shumë në zona të ndryshme lëvizjen me këmbë apo me makinë. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen. Për shembull për njerëzit e fshatit për të shkuar në qytet, apo një familje që të rrijë e gjithë brenda. Edhe fshat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë.

Masat e shtrënguara në një zonë me rrezik të lartë, mund ta kthejnë me rrezik të ulët si zonë. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave” tha Rama.