Sarandë, në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës

Një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetën në Sarandë. Mësohet se gruaja, nëne e katër fëmijëve ka konsumuar fostoksinë.

55-vjeçarja me inicialet B.K., banore e Fushe Vërrisë, bashkia Delvinë, dyshohet ta ketë ndërmarrë këtë akt gjatë natës ndërsa është gjetur në mëngjes nga familjarët.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Sipas burimeve mësohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.