Rritet sërish bilanci në Itali: Vdesin 619 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Rritet sërish bilanci në Itali / Vdesin 619 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi, shkon në 19 468 numri i viktimave

Italia vazhdon të goditet rëndë nga koronavirusi. Ndryshe nga dita e djeshme, sot ka pasur sërish rritje të numrit të viktimave.  Vetëm në 24 orë janë regjistruar 619 vikama dhe 4694 të infektuar.

Në total Italia ka arritur sot në 19 468 viktima me koronavirus e 152 271 të infektuar.

E dhënë pozitive është sot numri i pacientëve të shëruar ku janë 2079 më shumë se një ditë më parë, ndërsa  numri i përgjithshëm i tyre që nga nisja e pandemisë është 32 534.

Pozitive shfaqet dhe situata në terapinë intensive ku numri i tyre është ulur me  116 pacientë më pak dhe aktualisht po kurohen në këto reparte 3381 pacientë

Në struktura spitalore po kurohen 28 144 pacientë e në kushte shtëpie 68 744.

Rajoni i Lombardisë ka sot rritjen më të lartë në 24 orë të pacientëve të infektuar janë 1544 raste pozitive më shumë.

Në Itali janë kryer deri më sot 963 473 tamponë.