Enea Lapa, një kampion sarandiot me orgjinë nga Piluri

Nga Aleksandër Çipa

Ky djalosh që quhet Enea Lapa është sarandit me origjinë nga Piluri.

Është një kampion shqiptar që vijon një karrierë sportive të pazakontë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Identifikohet me një krenari inteligjente shqiptare me simbolin kombëtar në të gjitha edicionet dhe kampionatet shtetërore dhe federale amerikane.

Ka siguruar, si i vetëm, dhjetra trofe ndeshjesh dhe rekordesh nëpër kampionatet amerikane. Ka tërhequr dhe vijon të tërheqë vëmendjen e ekspertëve dhe sidomos të shtypit dhe medias së profilizuar sportive amerikane.

Është një yll në ngjitje, në sportin e vet dhe këmbëngul për një udhëtim prej kampioni, në ngjitje rekordesh të reja.

Me kohë, Komiteti Olimpik Shqiptar do të duhej të interesohej për të (!)

Është i rrallë në ambicien dhe karrierën e tij mes SHBA dhe BE dhe po kaq spikatës, është në ndeshjet dhe kampionatet ku merr pjesë pa u lodhur.

Askund dhe në asnjë rast, nuk ka rreshtur së identifikuari si sportist dhe kampion shqiptar.
Meriton një vëmendje dhe shumë duartrokitje shqiptarësh.

Ka fituar dhe vazhdon të marrë duartrokitjet e shqiptarëve në SHBA, në Europë, por ende nuk ka marrë të botës sportive dhe opinionit sportiv në Shqipëri.

Atdheu ynë nuk rresht së shtuari provat e vonesës raskapitëse për bijtë dhe të suksesshmit e saj nëpër botë. Këtë vonesë po e dëshmon edhe në rastin e kampionit Enea Lapa të Pilurit, bir i Shqipërisë së suksesshme nëpër Perëndim.(!)