Rritet sërish numri i viktimave në Itali, 566 të vdekur në 24 orët e fundit

Del numri i viktimave të shënuara në Itali prej koronavirusit në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje të ndjeshme.

Në shtetin fqinj, janë shënuar 566 të vdekur, ku me këto shifra shkon në 20465 numri i të vdekurve.

Ndërkohë janë shënuar 3153 të infektuar të rinj, duke e çuar numrin e të prekurve në total në 159516.

Sakaq lajmi i mirë është numri në rritje i të shëruarve, i cili në orët e fundit ka shkuar në 1224, ndërsa në total në 35.435.