Covid-19/ Bilanci në Greqi, ja të rejat më të fundit

Një pandemi globale që ka marrë jetën e 116,091 personave dhe ka infektuar 1,875,403 në mbarë botën, ka shënuar viktimën e radhës në vendin fqinjë, Greqinë.

Totali i vdekjeve ka arritur në 99 persona ndërkohë që numërohen 31 raste të reja të infektuar me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 2,145 individë.

Për fat të keq nga ky total 73 qytetarë ndodhen në terapi intensive në gjendje të rëndë për jetën. Por, nga ana tjetër lajmi i mirë është se 269 individë janë rikthyer në shtëpi, tashmë të shëruar nga Covid-19.