Greqi shënon të tjera viktima nga CoVid-19, për 24-orë infektohen 72 persona

GREQI- Ka shkuar në 93 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në shtetin fqinj.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se vetëm 3  persona të prekur me CoVid-19 kanë ndërruar jetë duke e çuar kështu numrin e viktimave në 93.

Viktimat janë shënuar në Selanik dhe në Athinë.

Ndërkohë në shtetin fqinj janë shënuar 72 raste të reja duke e çuar numrin total në 2 mijë e 81 raste.

Situatë alaramante vijon të jetë në Larisa ku një vend banim romësh është kthyer në një vatër të koronavirusit.