Rama komunikon me bankat: Paketa ekonomike për pasojat e COVID-19 do zgjerohet në muajin prill

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se paketa ekonomike për pasojat që ka sjellë Covid-19 në Shqipëri do të zgjerohet në muajin prill.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se ka komunikuar me drejtuesit e bankat për paketën financiare të luftës.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; Vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; Zgjerimin e paketës gjatë muajit prill,”- shkruan kryeministri në Facebook.