Doktor Pipero shfaqet entuziast: Vaksinën do e bëj live në studio

Doktori infeksionist, Pëllumb Pipero është shfaqur entuziast dhe aspak skeptik në lidhje me vaksinën anti-Covid-19.

I pyetur gjatë debatit në studion e emisionit “Opinion” nëse do bënte vaksinën, doktor Pipero tha se do e bëjë vaksinën anti-covid-19 në studio

Do ta bëj i pari, do ta bëj në studio, live. Por, përgjithësisht vaksinat japin shumë pak efekte anësore afat largëta, nëse japin e kanë afat shkurtra. Efekte anësore e një vaksine quhet dhe skuqja”-tha Pipero.