Bashkia Sarandë përgënjeshtron portalin dixhital të opozitës: Gjobëvënsa me letra anonime!

Një portal në Sarandë, i ngjashëm si qytetari dixhital, ka publikuar një video të rreme sikur bashkia e Sarandës ka dërguar ushqime të skaduara.

Normalisht që portali dixhital pranë PD-së së Sarandës, ka bërë “fake news” e radhës në shërbim të opozitës, ndërkohë bashkia Sarandë ka sqaruar si qëndron e vërteta.

Postimi i Bashkisë Sarandë.

Bashkia pranë qytetarëve pa mundësi ekonomike, jo pranë gjobvënsve anonimë

Bashkia e Sarandës vazhdon t’u gjendet pranë njerëzve në nevojë në këto ditë të vështira.

Ajo ka evidentuar gjithë qytetarët që gjenden në kushte të vështira ekonomike dhe ka një listë konkrete personash që ndihmon dhe një listë mallrash që ka dorzuar.

Lajmet e sajuara nga portale gjobvënse. që fotografojnë etiketa ushqimesh të skaduara dhe bëjnë denoncime anonime, tregon se sa të vështirë e kanë të gjejnë mangësi në punën tonë.

Është mirë që në këto kohë të harxhojnë energji dhe mjete financiare për të ndihmuar qytetarët dhe jo të përpiqen të vënë gjoba me letra anonime.

/Sarandanews.com/