Presidenti Meta nga Këlcyra: E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme qytetin e Këlcyrës.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit ka postuar foto nga lumi Vjosë, duke theksuar faktin se ky lum është një pasuri e paçmueshme natyrore që duhet ruajtur.

“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.

E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë! Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme!”,- shkruan kreu i shtetit.

Flora dhe fauna e Vjosës kërcënohet nga projekte për ndërtimin e hidrocentraleve në disa zona të këtij lumi.

Organizatat ndërkombëtare të ambinetit kanë kohë që kërkojnë nga qeveria në Shqipëri anulimin e çdo projekti teknologjik që do të sillte dëme të jashtëzakonshme të këtij lumi.