Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një 64-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 64-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.

Shefja e ISHP, Silva Bino  njoftoi se mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh.

64-vjeçarja ishte e  shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator.  64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë shënuar edhe 24 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 518 numri e të prekurve. 6 nga 24 rastet e konfirmuara sot janë mjekë dhe infermierë. Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 241 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 83 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast