Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata Sarandës vendos masën e sigurisë për 72-vjeçarin

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Bajram Tushën, i akuzuar se abuzoi seksualisht me një të mitur.

Tusha u arrestua pasi akuzohet se në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare.

Pasi u arrestua, 72-vjeçari ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Sipas dëshmisë së vajzës 17 vjeçare e cila rrëfeu se historia e abuzimit ka ndodhur të paktën 8 vite më parë kur familja e vajzës, shkon të jetojë me qira në shtëpinë e të moshuarit Bajram, ku e mitura ishte vetëm 9 vjeç.

“Ndalimi i të paditurve për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre. Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes.

Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes është deri në datën e përfundimit të gjykimit më 30 prill 2020, në orën 11.00”, thuhet në urdhrin e mbrojtjes.